Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitëkryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin eBallkanit.
Historia jonë e suksesitpërfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dheripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoliynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling HillsLuxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut dukepërmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Â
GrupiBALFIN është një nga grupet einvestimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardetndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë ngaSamir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë,Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci,Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri tëpaluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh,turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve tëGrupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas tëdhënave të vitit 2023.
Â
Pozicioni:           Ndihmës MenaxherProjekti
Vendndodhja:   Tiranë
- Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit, në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe standardet e cilësisë;
- Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;
- Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceset e përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve, duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur;
- Përgatit raporte periodike në formatin e standardizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve, duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
- Përgatit draftet e shkresave zyrtare me palët zhvilluese, palët pronare etj.;
- Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për proceset e projektit;
- Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët;
- Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim
- Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekjen teknike të projekteve (këtë detyrë, rast pas rasti, mund ta kryejë edhe duke përdorur ekspertë të jashtëm, kur nevoja apo ekspertiza e kërkon);
- Kujdeset që cilësia e punimeve të jetë sipas standardeve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara), duke mbikëqyrur dhe kontrolluar periodikisht ecurinë e tyre në përputhje me standardet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit, duke kryer audite periodike;
- Evidenton problematikat në kantier dhe propozon ndryshime te Menaxheri i Projektit;
- Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin e tyre brenda afateve të përcaktuara;
- Monitoron projektin nga marrja në dorëzim deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratave të shitjes;
- Ndjek komunikimet me zhvilluesit për të bërë raportime mbi ecurinë e punimeve dhe njoftimet kontraktuale deri në përfundimin e ndërtimit;
- Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit, kur është e nevojshme;
- Monitoron realizimin e projektit sipas Planit të Biznesit dhe bën përditësimin e tij;
- Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizimin e tij;
- Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit dhe përgatit plane afatshkurtra, në varësi të progresit të projektit;
- Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
- Vlerëson vazhdimisht mundësitë për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos, për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga supervizori.
Requirements
Edukimi: Të zotërojëdiplomë universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Menaxhim
Â
Kualifikime të tjera:
- Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin eproceseve të projektimit / ndërtimit;
- Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatimpunimesh ndërtimi;
- Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit,dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
- Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për tëndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dheklientët;
- Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhepërpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;
- Të ketë nivel të lartë komunikimi dhe të shkruar të gjuhës shqipedhe angleze;
- Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT,AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimittë projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;
- Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit tëprojektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;
- Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumtanjëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janëshpërndarë në mënyrë efikase.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor,duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arriturqëllimet e projektit.
- Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave nëndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për tëarritur objektivat e projektit.
 Â
Â
Afati i aplikimit:Â 28/09/2026
Pas shqyrtimit do tëkontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Â
*Të gjitha aplikimet do tëtrajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendii Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Learn more about this Employer on their Career Site
